Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, plagoset një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2013, 09:12
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan Tiranë.Një automjet me targa EL 1859 B ka dalë nga rruga në Krrabë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Spiro Goleci.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.