Nis sezoni artistik në Cirkun Kombëtar për vitin 2013 me premierën "Ali Jucja, një jetë në cirk"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2013, 21:45
Nis sezoni artistik në Cirkun Kombëtar për vitin 2013 me shfaqen e parë "Ali Jucja, një jetë në cirk".Një performancë e krijimtarisë më të mirë ndër vite të mjeshtrit të cirkut, Jucaj, u përmblodhën në 10 numrat e tij më të suksesshëm. Drejtori i Cirkut Kombëtar, Kristi Bello, në hapjen e këtij sezoni të ri pohoi idenë e programit të këtij viti, për të vendosur në qëndër të vëmëndjes secilin prej mjeshtrave të akrobacisë.Akrobati i njohur, Ali Jucja, shprehu emocionet për këtë shfaqe, e cila riktheu në vëmëndje mjeshtërinë e tij.Jucaj, është i njohur në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare për kombinimet akrobatike, duke kontribuar edhe si mësues për elementët e rinj të cirkut.