Olldashi në Shkodër, inspekton punimet për impiantin e kanalizimeve

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka qënë në Komunën e Bushatit ku ka inspektuar fillimin e punimeve në impiantin e kanalizimeve të ujrave të zeza.I shoqëruar nga kryetari i Komunës, Zef Hila dhe deputeti Gjokë Uldedaj, Olldashi është njohur me fillimin e punimeve në këtë investim i cili është një bashkëfinancim mes qeverisë shqiptare dhe komunës së Bushatit.Kryetari i Komunës, Zef Hila, ka bërë me dije detajet e këtij projekti në fazën e parë, investim ky i cili kap shifrën e 85 milion lekëve të reja.Nga ana e tij, ministri Olldashi, ka deklaruar se komuna e Bushatit është ndër të parat komuna në të cilat po zbatohen investime të tilla të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e kanalizimeve të ujrave të zeza.....Ky projekt pritet që të zgjasë 6 muaj në fazen e parë të tij, ku përfitues të këtij investimi janë 4 fshatra, Bushati, Barbullushi, Fshati i ri dhe Rranza.