Policia e Tiranës liron një të ri të marrë peng, arrestohen pengmarrësit

Strukturat për Krimet e Rënda në Policinë e Qarkut Tiranë, falë një ndërhyrje në kohë, bënë të mundur lirimin e shtetasit Fatjon Xhafa, 22 vjeç, banues në Tiranë.22 -vjecari Fatjon Xhafa, ishte marrë dhe mbajtur peng për 3 ditë në një ambjent të mbyllur, të një lokali në afërsi të stacionit të Trenit në Tiranë.Rrëmbimi i këtij personi është kryer nga shtetasit : Artur Kolpepaj, 18 vjeç, Martin Kështjari, 23 vjeç dhe Bledar Vata, 23 vjeç.Ndërkohë, janë shoqëruar në ambjentet e policisë edhe 3 - shtetas te tjerë, të cilët po pyeten si persona që kanë dijeni për rrethanat e këtij hetimi.Falë një pune të mirëfilltë operacionale dhe hetimore, u konkluda se babait të të dëmtuarit, autorët i kërkonin përmes kërcënimeve me anë të telefonit një shumw prej 86 mijë lekësh të vjetra, për shkak të një borxhi ta pashlyer.Strukturat e Policisë për Krimet e Rënda, pas marrjes së informacionit në bashkëpunim edhe me Strukturat e Operaciomeve Speciale të Policisë së Shtetit, kanë bërë të mundur lokalizimin e pengmarrësit, kapjen e menjëhershme të autorëve dhe lirimin e shtetasit Fatjon Xhafa, i cili ishte keqtrajtuar nga autorët.