Paskal Milo: referendumi nuk zëvendëson sovranitetin e Kuvendit të Shqipërisë

I ftuari në intervistën e mbrëmjes së sotme në RTV “Ora News”, kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka folur në lidhje me referendumin për tre ligjet dh e për koalicionet zgjedhore.“ Mendja pjellore e zotit Berisha për të bërë truke politike dhe parlamentare tashmë është e njohur, aq më tepër në prag të fushatës zgjedhore. Kjo është një lojë politike e qartë dhe e lexueshme e kryetarit të PD-së I cili dëshiron tu hedhi hi syve shqiptarëve për një mandate tjetër të pamerituar.Berisha gjithëçka e ka vënë në funksion të zgjedhjeve, dhe nuk i intereson për më tej, ai po lëshon mjaftë tymnaja të tjëra për të mashtruar shqiptarët. Kjo nuk është një ide serioze, sepse ajo është interpretuar nga të gjithë si një truk që shkon në kundrshtim me ligjin dhe me Kushtetutën, pasi jo për gjithëçka mund të bëhet referendum dhe referendumi nuk zëvendëson sovranitetin e Kuvendit të Shqipërisë.Për herë të dytë sot, Komisioneri për zgjerimin Europian, z. Fyle u shpreh shumë qartë dhe hapur, madje edhe me tone të forta, kundër këtij truku parlamentar dhe populist, në një kohë që Brukseli rekomandon një proçes gjithpërfshirës. Dy termat që përdori Fyle ishin: veprim populist dhe duhet gjithëpërfshirja. Deklarata e z. Fyle ishte një paralajmërim shumë serioz për humnerën në të cilën po e drejton vendin Berisha.Proçesi i integrimit të Shqipërisë ka ngrirë, pasi jemi në proçes zgjedhor, dhe ky integrim do të varet nga sat ë lira dhe të ndershme do të jenë këto zgjedhje.Opozita është duke paraqitur alternativën e saj në mënyrë shumë bindëse, po paraqet zbërthimin e programit të saj. Optimizmi i opozitës nuk mbështetet vetëm në pakënaqësinë e thellë për shkak të keqqeverisjes dhe mos mbajtjes së premtimeve, por në  alternativën që jep ajo për të zgjidhur problemet.Ne kemi dhënë votat tona pro, në tavolinën e opozitës për mjaft çështje që po artikulohen. Programin e Partisë Socialiste duhet ta shikojmë sot si një program elektoral dhe nesër si një program qeverisës. Ne na është kërkuar mendimi për mjaft çështje që po artikulohen”, është shprehur Milo