Tafaj shpërndan çertifikata mirënjohjeje mësuesve në Tiranë

Ministri i Arsimit, Myqerem Mafaj, ka shpërndarë çertifikata mirënjohjeje mësuesve të shkollave të Tiranës për kontributin e tyre në arsimimin dhe shkollimin e nxënësve me rastin e 7 Marsit, festës së mësuesve.Tafaj premtoi rritje për pagat e mësuesve dhe përmirësime të mëtejshme të sistemit arsimor parauniversitar.Tafaj tha se dixhitalizimi i arsimit u përballua me sukses nga mësuesit dhe se nxënësit shqiptar mund të ndjehen sot të barabartë përballë bashkëmoshatarve të tyre evropian.