Ministria e Punës: Rishikohet legjislacioni për emigrimin për motive punësimi

Mundësi punësimi jo vetëm për emigrantët afatgjatë por edhe për ata qytetarë të cilët qëndrojnë për një periudhë afatshkurtër jashtë shtetit, me anë të liberalizimit të vizave.Ky është synimi i Ministrisw sw Punës dhe Çështjeve Sociale, e cila ka marë iniciativën për rishikimin e të gjithë legjislacionit shqiptar për emigrimin, me qëllim krijimin e mundësive të reja të punësimit .Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri,  Zineb Touimi Benjelloun,  shprehu mbështetjen e saj në këtë iniciativë.Ndryshimet ligjore gjithashtu, synojnë që të mbështesin të gjithë emigrantët shqiptarw në bërballjen me krizën ekonomike që po kalojnë vendet ku ata emigrojnë.