Jozefina Topalli takim me gratë sipërmarrëse
Gra të suskeshme në biznesine tyre në fusha të ndryshme, janë pritur në një takim nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.Gra të cilat operojnë në biznesin e vogël dhe të mesëm, në punime artistike, por edhe në qendra të ngritura për fëmijët me aftësi të kufizuara, kanë shpalosur para Kryetares së Kuvendit problematika me të cilat hasen në aktivitetin e tyre.Saveri nga Kruja tregoi për sipërmarrjen e saj si inxhinere specialiste filigrami. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që artizanati është futur si strategji bashkë me turizmin, pasi jep mundësi jo vetëm që trashëgimia kulturore të vijojë në breza, por edhe të njihet si vlerë në të gjithë botën.Një histori interesante ishte edhe ajo e Elidës, e cila ka hapur servisin e parë për riparimin e mjeteve motorrike në Shqipëri dhe vitet e fundit, falë politikave lehtësuese fiskale ka arritur të hapë edhe tre biznese të tjera.Ndërsa Rajmonda nga Fieri drejton një qendër ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ajo tregoi sesi, përmes një pune kryesisht vullnetare, shumë nga këta fëmijë kanë arritur të integrohen edhe në shkolla publike.E ndërkaq Mimoza, drejtuese e një ferme tha se ligji për heqjen e TVSH-së për makineritë prodhuese është shumë i rëndësishëm për ecurinë pozitive të fermës së saj.Në një bisedë të hapur, Kryetarja e Kuvendit diskutoi me to lidhur me lëvrimin e kredive të buta për gratë që drejtojnë biznese si dhe për krijimin e mundësive për lehtësim nga taksat për gratë që hapin biznese të reja.