Ilir Beqja: Sali Berisha vazhdon të vjedhi programin e PS-së

Sekretari për programin e Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë në një konferencë për shtyp në të cilën ka thënë:“ Sot Sali Berisha shpalosi një tjetër përmasë të zanatit të tij të hajdutit.Pasi është provuar se ka vjedhur votat në 28 Qershor 2009, përfshirë dhe Ruzhdien ku ishte dje, pasi është provuar se ka vjedhur votat në 11 Maj 2011 në Tiranë, pasi është provuar se është gllabërues I pronës së shqiptarëve si bëri me të drejtën publike të lotarisë apo me 4 HEC-et, sot u shfaq edhe hajdut programesh.Sali Berisha vendosi të miratojë sot një tjetër pjesë të programit të Partisë Socialiste duke përjashtuar nga TVSH-ja dhe tarifa doganore, imputet dhe lëndët e para që përdoren në bujqësi, blegtori apo peshkim, por pyetja që me të drejtë shtrohet sot nga të gjithë shqiptarët është: Ku ka qënë Sali Berisha 8 vitet e fundit?  Për ne Saliu ka qënë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por atëhere pse nuk e ka hequr TVSH-në për importin e makinerive, imputeve dhe lëndëve të para që përdoren në bujqësi, blegtori apo peshkim në këto 8 vjet? Çfarë ka bërë Saliu në 8 vjet që papritur u kujtua sot vetëm pak javë para 23 Qershorit të miratojë këtë paketë që është propozuar 2 herë nga Partia Socialiste, në Mars 2012 dhe në Dhjetor 2012, sepse në Dhjetor 2012 ishte Sali Berisha që e rrzoi me votat e tijë këtë paketë, i mbështetur dhe nga militantizmi i Jozefina Topallit.Në faqen 93 të proçesverbalit të seancës së Kuvendit të datës 20 Dhjetor 2012, kushdo mund të lexojë se votohet propozimi I deputetes së PS-së, Mimi Kodheli dhe mbasi ky propozim hidhet në votë, thuhet 59 pro dhe 72 kundër.Po me peshkimin çfarë ka bërë Sali Berisha në këto 8 vjet? Dje doli dhe u ankua se sektori I peshkimit po shkon drejt shkatërrimit, po ku ka qënë ai këto 8 vjet , me pushime?Sot nëemër të PS-së unë dëshiroj ta përgëzoj kryeministrin, që pasi shpenzoi 8 vjet për të mësuar notin, pasi e zhyti peshkimin, bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi në krizat më të thella që kanë njohur, më në fund të qëndrimit të tij në pushtet, vendosi të bëjë të paktën një gjë për të qënë, duke kopjuar propozimet e programit të PS-së.Por nuk ka më shqiptarë që të votojë Saliun që kopjon pasi dështoi 8 vjet rradhazi. Shqiptarët në 23 Qershor do të votojnë Rilindjen.”