Ndryshimi i Shefave të Shërbimit në QSUT

Ndryshohen shefat e shërbimeve në qëndrën më të madhe spitalore në vend, në QSUT.Në bazë të ligjit të arsimit të lartë zhvillohen konkurset dhe testet për ata që do të drejtojnë shërbimet shëndetësore sipas një bordi të drejtuar nga ministri i shëndetësië Vangjel Tavo, me anëtarë të komisonit, nga dekanë, ISKSH dhe mjek.Kjo listë do ti kalojë ditën e Enjte, Fakultetit të Mjekësisë nga ku shefat e shërbimeve do të jenë dhe pedagogë në këtë fakultet. Disa nga ndryshimet e ndodhura në shërbimet e QSUT-ës, pas përfundimit të konkursit janë: Pëllumb Pipero i cili mban edhe postin e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë do të emërohet Shefi i Shërbimit të Infektivitit, i cili aktualisht drejtohet nga mjeku Dhimitër Kraja.Ish ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, do të jetë Drejtuesja e Shërbimit të Sëmundjeve Ngjitëse në Pediatrinë e Përgjithshme, shërbim ky që drejtorej nga Eli Foto.Mjeku Agim Sallaku do të mbetet në krye të Shërbimit të Onkologjisë në QSUT.Ndërsa shërbimi i ORL do të drejtohet nga mjeku otorinolaringolog Besim Boçi. Ndërsa shefi i shërbimit i sëmundjeve plomunare, pneumologji 3, në sanatorium do të jetë mjeku Hasan Hafizi.Lista zytrare e ndryshimeve do të publikohet pas disa ditëve për të gjitha shërbimet në të cilët do të ketë ndryshime. Sipas ligjit të ri në këtë rast, bordi zgjedh drejtuesit që kanë fituar në këtë konkurs duke marrë si kriter kyç kandidatë që kanë eksperincë dhe aftësi. Në rast se një drejtues mbush moshën e pensionit ai nuk ka më të drejtë të jetë Shef Shërbimi dhe automatikisht do të rihapet konkurimi për perosnin i cili do të zvëndësojë dhe do të drejtojë këtë post.