Mbikëqyrja elektronike, nis sot nga puna Shërbimi i Provës

Në qendrën e Mbikëqyrjes Elektronike sot nisën punën punonjësit e  Shërbimit i Provës, të ngarkuar me detyrën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor për personave që ju kufizohet lëvizja. Për zbatimin e vendimit gjyqësor Shërbimi i Provës do të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe  Policinë e ShtetitKonkretizohet sot një nga reformat më ambicioze të Ministrisë së Drejtësisë, një sistem  që  kursen para për shtetin me uljen e mbipopullimit në burgje, redukton burokracinë, por edhe mban  nën kontroll sigurinë publike.Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi uroi sot ditën e parë të punës për 12 punonjësit e Shërbimit të Provës. Në fjalën  e tij mbajtur me këtë rast Ministrit Halimi tha se :"Sot është një ditë e veçantë për ministrinë  e Drejtësisë, ka përfunduar një nga reformat më të rëndësishme për Reformën në Drejtësi, që kanë në fokus trajtimin e të dënuarve, masat alternative dhe modernizimin e sistemit të dënimit në Shqipëri.Për hërë të parë në Shqiperi filloi implementimi i mbikqyrjes elektronike të personave me vendim gjyqësor. Nga sot Shqipëria bëhet i vetmi vend në rajon që aplikon mbikëqyrjen me "byzylyk elektronik", apo cip elektronik për subjekte të vecanta.Nga sot nis dita historike, sot fillon procesi i Monitorit Elektronik. Ekipi është gati, i trajnuar. Një memorandum, udhëzim i përbashkët mes Ministrit  të Drejtësisë , Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm është nënshkruar.  Secili nga institucionet ka  strukturat e veçanta për të zhvilluar këtë proces.Jemi gati që sapo prokuroria dhe gjykata ta çmojnë të arsyeshme dhënien e vendimit, caktimin me masë sigurimi arrest shtëpie, për rrethin e Tiranës, personi do të vendoset në mbikëqyrje elektronike.Ky është proçes që shkon jo vetëm drejt kristalizimit dhe modernizimit të sistemit të vuajtjes së dënimit por është një proces që shkon drejt uljes së kostove për sistemin e burgjeve, shkon  në favor të përmirësimit të drejtave të dënuarve, por edhe në favor të mbrojtjes së publikut.Është një reformë e gjithanshme , e cila shkon në favor të qytetarëve, të buxhetit por shkon edhe në favor të sistemit të sigurisë publike, e cila është primare për çdo qytetar. Do të jetë reformë e suksesshme. Kam bindjen që ekipi që drejton këtë proçes, Drejtori  i Shërbimit të Provës dhe gjithë punonjësit e Shërbimit të Provës kanë kapacitetet e duhura për zbatimin me sukses të kësaj reforme.Mbikëqyrja elektronike do të nisë si projekt pilot, për  rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave të gjykatave. Sistemi do të përdoret edhe për personat në shërbim prove për përdorim të lëndëve narkotike, në mënyrë që ata të mos iu afrohen shkollave, të rinjve, duke rritur kështu sigurinë publike në shkolla.Mbikëqyrja elektronike do të aplikohet edhe për personat që ushtrojnë dhunë në familje. Ata persona që do të kenë urdhër ndalimi ndaj bashkëshorteve të tyre, nuk do kenë mundësi tu afrohen banesave të  bashkëshortëve sipas një perimetri që do të caktojë gjykata, duke rritur sigurinë e grave që dhunohen nga burrat.Nga mbikëqyrja elektronike do të përfitojnë edhe  të dënuarit në moshë të re, të cilët duan të ndjekin dhe shkollën, të dënuarit që marrin leje nga burgjet, duke reduktuar proçedurën.Udhëzimet tregojnë se pajisja do vendoset dhe do hiqet vetëm nga personat e autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Shërbimi i Provës, menjëherë pas vendosjes së pajisjes, pasi verifikon rregullshmërinë e saj, njofton: Prokurorinë për fillimin e ekzekutimit të vendimit, Policinë e Shtetit për fillimin e ekzekutimit të vendimit, zonën e lejuar dhe të ndaluar të lëvizjes së personit, si dhe kohën e përdorimit të ME-së, nëse gjykata urdhëron përdorimin e saj, sipas një afati të caktuar. Dhënia e vendimit gjyqësor është kompetencë e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit.Sistemi që nis sot është ndërtuar me teknologjinë më moderne në Evropë. Aplikimi i mbikëqyrjes elektronike  e vendos  Shqipërinë në pozicionin e liderit në rajon. Nga ky projekt fillimisht do përfitojnë  300 të dënuarMe këtë ekip të shkëlqyer ekspertësh dhe teknologjinë më të avancuar sot në Europë, jam i bindur se projekti pilot për Tiranën, do të jetë i sukseshëm dhe historia e kësaj reforme do të jetë histori suksesi.