Tiranë, e përplas motorri, ndërron jetë në spital 63-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2013, 13:43
Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi është përplasur nga një motorr ndërsa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Vaqarrit në Tiranë ku 63-vjeçari Qamil Vera është përplasur nga një motorr i cili drejtohej nga shtetasi Fatjon Gjera.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të motorrit ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.