Diskriminimi politik, Gjermeni: Qytetarët s`kanë besim që ta denoncojnë
Përveç grupeve vunerabël të cilët kanë ndier diskiminimin për punësimi apo edhe të të drejtave të tyre, diskriminimi për shkak të bindjeve politike ndodhë shpesh por denoncohet pak.Komisioni në mbrojtje nga diskriminimi thotë se janë 2 raste të cilat janë të raportuara por ato do të verifikohen nga komisioni i çështjeve civile dhe më pas konstatohen nga komisonieri.Deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni tha se qytetarët ndihen të frikësuar të raportojnë diskriminim aq më tepër kur flitet për institucione të pavarura siç duhet të ishte komisioni në mbrojtje ndaj diskriminimit.Znj. Gjermeni tha se raporti i komisionit nuk ishte i plotë. Diskriminimi politik gjendej vetëm në një paragraf të vogël ndërsa vonesat e pagesave të paftësisë për personat me afësi të kufizuar dhe diskriminimi i tyre në këtë drejtim nuk ishte në raport.Mbledhja në komisionin kuvendor nuk u zhvillua për shkak të mungesës së deputetëve duke e shtyrë këtë diskutim javën e ardhshme.