Vjedhja e pikturave në Korçë, dëshmon Vladimir Topi
Në Gjykatën e Faktit në qytetin e Korçës është zhvilluar seanca e radhës për zhdukjen e 60 pikturave nga galeria e arteve ”Guri Madhi”.Në seancën e sotme gjyqësore ka dëshmuar ish-drejtoi i galerisë Vladimir Topi i cili është shprehur se Sotiraq Xega nuk ka qënë pjesë e strukturës së galerisë.Sipas tij, kartelizimi i pikturave ka nisur në vitit 1999 por sipas tij jo të gjitha pikturat janë në kartelë."Pikturat janë ekspozuar dhe jashtë vendit dhe janë rikthyer. Nga ana e punonjësve ka pasur një neglizhim për kartelizimin e pikturave. Para 5 viteve galeria kishte roje ndërsa tani ka sistem alarmi” është shprehur Vladimir Topi.Vitin e kaluar në galerine e arteve “Guri Madhi “ të qytetit të Korçës, u zhdukën 60 piktuara, 27 prej të cilave i përkisnin piktorit të popullit Vangjush Mio.Piktori Sotiraq Xega dhe ish-drejtori i galerisë Guri Madhi në Korçë Vladimir Topi akuzohen për shpërdorim detyre pas zhdukjes së 60 pikturave nga fondi i Galerisë.Ndërkohë pas ndarjes së çështjeve nuk dihet ende se kur do të rifillojë sërish gjyqi ndaj përgjegjësit, Sotiraq Xega, i cili ndodhet në Tiranë për arsye shëndetësore.