Berisha: Paketë reformash për nxitjen e prodhimit vendas

Kryeministri berisha premtoi sot një paketë reformash që do të bëjnë të mundur rritjen ekonomike në vend.Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për rritjen e prodhimit në vend dhe do të heqë të gjitha taksat në funksion të tij."Koha thërret për një paketë të re reformash, në mënyrë që ekonomia shqiptare të rritet, që shqiptarët të punësohen, janë jetike ndërhyrjet në dy drejtime themelore, së pari të nxitjes së prodhimit mes heqjes së çdo takse dhe tarife për gjithçka që shërben për këtë dhe së dyti, pune për krahun e punës, në përputhje me normat dhe standardet krahu i punës në vend është fleksibël. Një ndër më të kualifikuarit e më të leverdisshëm, ndërhyrja që bëjmë ne duke hequr tatimin mbi të ardhurat personale dhe duke marrë përsipër përballimin e taksave për frymë, janë reforma shumë të rëndësishme të krahut të punës" tha Berisha.Kreu i qeverisë foli më tej për disa ndryshime ligjore në funksion të decentralizimit të kompetencave të pushtetit vendor, të mundura këto me ndryshimet në ligjin e ri të Urbanistikës.“Me ndryshimet në ligjin e Urbanistikës, të miratuar nga Bashkia e Tiranës e kryesuar nga Lulzim Basha, ligj të cilin paraardhësi i tij se bëri dot për 11 vjet duke e premtuar për çdo vit, është bërë e mundur të shkëputemi nga qëndrimet centraliste, të trashëguara nga koha e diktaturës komuniste. Eshtë koha që qeveritë vendore që kanë planet rregulluese si kushtetutë të territorit që administrojnë, të kenë të gjitha kompetencat të pandikuara nga qeveria qendrore, përveç objekteve të karakterit kombëtar”, tha Berisha më tej.Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se falë planit rregullues të Tiranës do të marrë fund edhe praktika e presionit dhe korrupsionit me lejet e ndërtimit."Merr fund ajo praktikë që persona të ndryshëm ngryseshin  të varfër dhe të nesërm bëheshin milioner.  Jo zotëri do shpërblet në mënyrë të barabartë absolute të gjithë pronarët që përfshihen në parcelën e ndërtimit pavarësisht se ajo do të jetë truall, lulishte, parking, garazh dhe çdo gjë tjetër. Dhe vendosja e këtij parimi përbën një nga arritjet më të mëdha. Vendosja e këtij parimi zhduk të gjitha format e neveritshme të presionit dhe të korrupsionit që shtriheshin jo pak raste edhe brenda famijes. Kërcënoheshin familjarët e zyrtarëve. Dhe tani kanë krijuar parti që thonë do të zgjidhin pronën. Merr fund kjo që ndërtuesi gjente një kapo dhe ai i shtypte të gjitha të drejtat të tjerëve.  Ky ligj i jep fund kësaj” tha Berisha.Berisha tha më tej se qeveria do të miratojë sot një paketë ndryshimesh në Kodin Civil, që paraprijnë ndryshimet në kodin penal.Sipas Berishës, ndryshime do të ketë edhe në Kodin Penal ku do përfshihen dënime më të rrepta për autorët e krimit në familje, vrasësit e policëve dhe vrasjeve për gjakmarrje."Për krimin në familje kryesoren e ka shoqëria. Ndaj dhe ai ligj që para pak vitesh mezi vepronte ai do ti kujtojë atij që ngre dorën ndaj familjes së tij se ai do të marrë ndëshkimin më të madh dhe ligji u lejon gjykatësve të japin verdiktet më të rrepta. Po kështu  përpolicët. Qëllove kundër tij do kesh dënimin më të rreptë që mund të japin ligjet e vendit. Gjakmarrja ka pasur një rënie pavarësisht spelluantëve që fryjnë statistikat. Por ajo ekziston dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që tu japin dënimet më të rrepta” ka shtuar Berisha.