Mbikqyrja e shërbimeve informative, SHISH: Të përcaktohet fusha e veprimit
Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetësor Visho Ajazi ka raportuar sot në Komisionin e sigurisë për ligjin për mbikëqyrjen parlamentare të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë.Në fjalën e tij, Ajazi ka theksuar se në përgjithësi ligji është i mirë por nuk përcaktohet saktë fusha e veprimit të tij.“Kur ligji të diskutohet nen për nen, ne do të japim objeksionet tona” tha theksuar kreu i SHISH-itNdërsa përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano ka theksuar se projektligji ka nevojë të riformulohet në disa nene, pasi sipas tij cënohet pavarësia e Prokurorisë.“Ligji është i mirë, duhet të jetë i qartë me funksionet e nënkomisionit të mbikëqyrjes” ka shtuar Jano.Ndërsa përfaqësuesja e një OJF-je, Kozara Kati është shprehur se ligji ka nevojë për debat pasi sipas saj ka përplasje në disa nene të tij. “Duhet diskutuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut” ka shtuar Kati.Ligji ka për synim të mundësojë ushtrimin e një mbikëqyrjeje parlamentare efikase të shërbimeve informative dhe të sigurisë, veçanërisht mbi ligjshmërinë e aktiviteteve të tyre, mbi buxhetin, shpenzimet dhe mbi nivelin e kontrollit demokratik të ushtruar nga qeveria