Mbetjet, Mediu: S`komentoj vendimin e Kushtetueses, s’jam kundër

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me vendimin e Kushtetueses për mbajtjen e Referendumit për mbetjet.Gjatë një konference për mbrojtjen e mjedisit, Mediu u shpreh se ai nuk është kundër zhvillimit të Referendumit ndërsa ka shtuar me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve.“Nuk mund të diskutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk kam qenë kundër zhvillimit të referendumit për importin e mbetjeve. Do të vijojë importi i mbetjeve, derisa të zhvillohet referendumi. Shoqëria civile duhet të jetë më konseguente për këtë çështje. Me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve” tha Mediu.Gjykata Kushtetuese i ka hapur dritën jeshile mbajtjes së një referendumi kundër importit të mbetjeve, pas kërkesës së paraqitur nga një grup ambientalistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.