Poni: Janë 3.264.416 zgjedhës në lista, punë e mirë edhe me dublimet
Njësitë vendore në të gjithë Shqipërinë kanë publikuar listën e rigjeneruar të zgjedhësve, nga e cila rezulton se ka 1400 dublikime më pak se një muaj më parë.Zv.ministri i brendshëm, Ferdinand Poni, bëri publike të dhënat e listave të zgjedhësve dhe shfirat e sakta të emrave të dublikuar.21,548 zgjedhës nuk janë përfshirë në listat e zgjedhësve, për shkak të kritereve të ligjit që përcakton se nuk mund të ketë më shumë se 700 votues në një qendër votimi për në Tiranë dhe 1000 në rang republike. Sipas Ponit, janë 15 qendra votimi mbi këtë limit ligjor, konkretisht në Tiranë njësitë bashkiake, 1,3,4,5,6,7, si dhe komuna Farkë, komuna Milot, komuna Xhafzotaj dhe rajoni 5 në qarkun e Durrësit.Ndërkohë nga 1130 persona mbi moshën 100 vjeç, 200 kanë konfirmuar që jetojnë dhe kanë të drejtën e votës, ndërsa 930 prej tyre janë bllokuar.Zyrat e gjendjes civile po punojnë për minimizimin e personave me adresë të pasaktë zgjedhore, qendër votimi ndryshe nga familja, adresë e pacaktuar e shtëpisë brenda qendrës së votimit etj.Janë, në atë që quhet listë e qartë dhe e plotë e ligjshme, 3 264 416 zgjedhës, pranë 5485 qendrave të votimit, ndërsa 21 548 zgjedhës janë në ato që quhen lista jo të gatshme për t'u afishuar, për shkak se kryetarët e njësive vendore vazhdojnë t'i mbajnë ato lista jashtë kufijve ligjorë. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 Mars kanë rezultuar 3431 rekorde të personave të dyshuar si të dubluar pranë zyrave të gjendjes civile. Ne duam që në publikimin e ekstraktit të datës 3 Prill, 3 Maj dhe 9 Maj e fundit, kjo shifër që thashë tani të jetë zero"