Administrata Gjyqësore,Ligjet "OK" votimit në Parlament me shumicë të thjeshtë
Mazhoranca në komisionin e ligjeve ka miratuar vetëm me votat e saj që projektligji për Administratën Gjyqësore të votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë.Propozimi është bërë nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.Deputetët e PS-së akuzuan mazhorancën se po shmang opozitën duke vendosur diktaturë.“Shumica po injoron konsensusin me opozitën, kjo gjë është antikushtetuese” theksoi deputeti Damian Gjiknuri.Në replikë me të, deputeti demokrat Alibeaj ka thënë se mazhoranca po ndjek të njëjtën strukturë si në kohën kur PS-ja ishte në pushtet.Ndërsa, kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli ka ironizuar duke thënë se opozita e ka inat konsensusin.Ndërsa Përfaqësuesi i EURALIUS ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se ligji për administratën gjyqësore bazohet në standardet e Bashkimit Europian.Sipas tij, Ministria e Drejtësisë kontrollon kancelarët dhe këta të fundit informojnë ministrin.