Tentativë vrasje në Korçë, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2013, 09:48
Një grindje për motive banale mes dy personave për pak sa nuk ka shkaktuar viktima.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës ku shtetasi Daniel Isufi ka tentuar të vrasë me armë shtetasin Jani Kovaçi pas një grindje me këtë të fundit.Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka sekuestruar edhe 3 gëzhoja ndërsa ka nisur kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.