Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, dëgjohen 4 dëshmitarë
Janë thirrrur katër dëshmitarët e parë në gjyqit ndaj Ilir Xhakjas,të cilët treguan lidhjen me ngjarjen e 13 shtatorit të vitit që lamë pas, ku humbi jetën komisar Adem Tahiraj. Në këtë seancë u thirr për të dëshmuar kunati i të pandehurit Xhakja,Ruzhdi Krasnaj.Krasnaj është babai i nipit të Ilir Xhakjes i cili u bë shkak për fillimin e konfliktit me shefin e komisariatit të Shijakut ,pasi u ndalua nga policia për ti kontrolluar dokumentacionin e makinës.Megjithatë Ruzhdi Kransaj nuk ka dashur të dëshmojë mbi atë çka dinte për ngjarjen për shkak të lidhjes familjare me të pandehurin, por edhe për faktin se ai nuk qënë në Shqipëri në atë kohë.Ndërsa më pas gjykata ka dëgjuar edhe 3 dëshmi të tjera, ndërsa në seancën e radhës të datës 13 mars do të dëgjohen 9 dëshmitarë.Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth nga Ilir Xhakja.