Fatbardh Kadilli: PD standart politikën e fjalës së mbajtur

I ftuar në në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur në lidhje me Referendumin për tre ligjet dhe fushatën zgjedhore.Në lidhje me vendimin e parlamentit shqiptar për miratimin e referendumit për tre ligjet e integrimit, deputeti i Partisë Demokratike u shpreh:“Unë do të doja të mos shkonim deri në referendum por opozita të reflektojë sepse ende kemi kohë, pasi ky parlament ka akoma dhe 3 muaj aktivitet, kohë kjo e mjaftueshme për ti ribërë edhe njëherë po të duam ato ligje dhe jo më për ti votuar.Duke parë qëndrimin bllokues të opozitës me qëllimin për të nxjerrë përfitime poltike elektorale, mazhorancës nuk i mbetej zgjidhje tjetër vetëm që ta shtronte këtë si një çështje të mbarë publikut. Duam apo sduam ne një referendum mbi këtë çështje do të bëhej pasi zgjedhjet e 23 Qershorit do të kenë një komponente shumë të fortë të vendimit për të votuar njërën palë apo palën tjetër, bazuar edhe për mënyrën se si ne kemi vepruar  dhe drejtuar aksionin politik për proçeset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pra cila nga forcat politike ka punuar pro integrimit dhe cila në të kundërt, pra në një farë mënyre votimi do të jetë një lloj referendum më vete. Ky referendum teknikisht nuk mund të bëhet përpara zgjedhjeve, pasi nuk e lejon Kushtetuta dhe duke parë sjelljen e Partisë Socialiste në raport me zgjedhjet, ky bllokim ka rrezik të vazhdojë edhe në legjilaturën e re nga Partia Socialiste dhe ne nuk mund ta lëmë vendin peng të dëshpërimit dhe humbjeve të rradhës që pëson kryetari socialist Rama, ne nuk mund tja lëmë fatet e proçesit integrues, trrilleve të një politikani që nuk arrinë dot të ketë vizion dhe të ketë një të ardhme qoftë për karierën e tij, qoftë për partinë që ka marrë përsipër të drejtojë, dhe aq më më pak për Shqipërinë.”Pyetje se a mund të jetë rezultati i 23 Qershorit përcaktues edhe për fatin e referendumit, Fatbardh Kadilli u përgjigj:“ Në momentin çdokush do të jetë përpara kutisë së votimit do të ketë në mëndje dhe një legjislaturë të tërë të çuar dëm nga Partia Socialiste dhe nga kryetari i saj Rama, për sa i takon përpjekjeve dhe motivit të gjithë shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes Europiane. Edi Rama mendon se nëpërmjet bllokimit mund të nxjerri kapital politik për ti mundësuar atij një rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhëshme, por kjo është absurde se asnjë shqiptar nuk e fal një reagim të tillë kapriçoz që e pengon zhvillimin normal të këtij vendi.”Në lidhje me pyetjen se ku do të fokusohet Partia Demokratike për ti ofruar qytetarit një ofertë të re për një mandatë të ri, të tretin në rradhë, Kadilli u shpreh: “Partia Demokratike po e udhëheq vendin prej 7 vjet e gjysëm dhe mandatin e tretë e kërkon duke u bazuar në një mardhënie të konsoliduar me elektoratin, mardhënie kjo e ndërtuar mbi një parim të thjeshtë dhe shumë të rëndësishëm në etikën politike që është premtimi i mbajtur. Ne kemi premtuar dhe kemi mbajtur premtimet. Të motivosh një popull dhe një shoqëri që të guxojë, është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një qeveri. Shprehja e kryeministrit në turin e tij nëpër Shqipëri, “ Ju jeni kryeministrat e mi deri në 23 Qershor”, është realiteti I kësaj force politik që me maturi konsultohet për të dizenjuar programin e saj elektoral.”