Rikthehet Lia e harruar, mjekët: mungon vaksina e sëmundjes
Në infektivin e Pediatrisë kanë qënë të shumta rastet kur të vegjëlit janë paraqitur me sëmundjen ngjitësve të lisë.Dimri dhe pranvera është sezoni kur sëmundja e dhënve prek njeriun, kryesisht fëmijët. Mjekët thonë se kjo sëmundje, pavarësishtë se është e predispozuar të jetë prezente tek të vegjlit, pothuajse të gjithë idividët e kalojnë një herë në jetë.Mejkët thonë se një puçër në kokë apo një simptomë e ngjashme me puçra në lëkurë e temperaturë të lartë, duhet të jetë bindëse për çdo prindë të dërgojë për të nisur konsultat me mjekun pediatër.Doktoresha Raida Petrela, thotë se për fat të keq në Shqipëri nuk ka ende një medikament që të parandalojë e kurojë Linë dhe se përdorimi i antibiotikëve e përkeqëson më tej situatën në vend që ta izoloj këtë sëmundje.Sëmundja është ngjitëse 3 deri në 7 ditë, mund të prekë trurin deri në meningit. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të shmangin ambjentet kolektive si çerdhe dhe kopshte në rast se ka të sëmurë me li, ndërsa në rastin e simptomave, pacientët duhet ti drejtohen mjekut të familjes apo qëndrave shëndetëore.