Ministria e Punës për punësimin në Itali

Një i papunë shqiptar mund të kërkojë punësim në itali. Kjo nëpëmjet sitemit online të krijuar pak ditë më parë në vend. I gjithë ky rrjet online, do të funksionojë si një bankë e të dhënava të shtetasve shqiptar, të cilët janë në kërkim të një pune.Ministri i punës, Spiro Ksera  tha se nëpërmjet këtyre të dhënave, Shqipëria ka të identifkuar numrin real të të papunëve, numër  ky që nuk është i njëjtë me atë çka thotë opozita në daljet publike, se ka 1 milion të papunë.Duke u ndalur edhe në çeljen e fazës së tretë të aplikimeve për punësime në Itali, Ministri Ksera dhe ambasadori i italisë, Masimo Gaiani tha se përfitojnë 300 shtetas shqiptarë. Ministri tha se shqiptarët luajn një rol të rëndësishëm sepse janë të përfshirë në mjaft aktivitete ekonomike në shtetin fqinjë.Ky sistem është instaluar në 36 sportelet e emigracionit që ndodhen në zyrat rajonale dhe vendore të punësimit në të gjithë territorin shqiptar.