Rukije Rama vlerësohet me titullin “Qytetare nderi” nga Komuna Bytyç Tropojë

Historia e famshme e çikës së Tropojës, Rukie Rama, si një nga intelektualet e vetme që i ka mbijetuar regjimit komunist, ka ardhur e përmbledhur me fakte të reja dhe zyrtare nga ish-shefi i Sigurisë në Komitetin Qëndror të PPSH-së, Sami Gega, në librin "Shqiponja e Malësisë".Motra dhe vëllezër, si asnjë herë tjetër, kanë mbushur sallën e Ministrisë së Kulturës duke u përulur në shenjë nderimi të qëndresës heroike të femrës së emancipuar shqiptare.Në këtë ceremony, Rukije Rama, ka marrë edhe titullin “Qytetare Nderi”, nga Komuna Bytyç e Tropojës.I angazhuar posaçërisht me studimin në terren të kësaj çështjeje, mes dëshmitarësh okularë dhe atyre të rremë të infiltruar nga pushteti popullor, autori Gega i shpalos lexuesit fakte të panjohura në lidhje me figurën krenare shqiptare, Rukije Rama.