Ministri Haxhinasto inspekton puset e naftës në zonën e Patos-Marinzës

Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar puset e naftës në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.Haxhinasto theksoi se arritjet e marrëveshjes për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në këtë zonë naftëmbajtëse, janë tregues suksesi të rrugës së ndjekur nga qeveria shqiptare.Ndërkohë përsa i përket privatizimit të HEC-eve dhe debateve në parlament, Haxhinasto është shprehur se proçedurat për privatizimin e tyre kanë qënë konformë rregullave dhe me transparencë të plotë.Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, shprehu gjatë vizitës së tij në puset e naftës në zonën e Patos-Marinzës, se rritja e investimeve në vend ka sjellë dhe rritjen e punësimit të qytetarëve.