Kryeministri Sali Berisha inaguron rrugën Fier-Komuna Ruzhdie
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë pasditen e sotme në në inagurimin e rrugës Fier-Komuna Ruzhdie, në qytetin e Fierit.Midis të tjerave në fjalën e tij kryeministri Berisha u shpreh: “ Unë jam sot këtu për tu zotuar para jush se qeveria do të financojë çdo projekt në të 4 anët e komunës suaj për ta bërë këtë komunë me rrugë, kanalizime, ujësjellsa, shkolla qëndra shëndetësore, njëlloj si çdo lagje të qyteteve tona. Ne kemi investuar në Ruzhdie me dhjetra Km rrugë dhe jemi të vendosur që në vitet në vijim të asfaltojmë çdo km rrugë në këtë komunë. Rruga që sapo inaguruam është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nga buxheti i qeverisë dhe donatorët prej 120 milion lekë. Së shpejti do të fillojmë të investojmë në uitjen e pemtoreve dhe tokave tuaja në të gjithë komunën. Qeveria është e vendosur të bëjë gjithëçka për suksesin e fermave tuaja. Në këto vite ne kemi investuar në rrugë sepse pa rrugë nuk ka treg, nuk ka kujdes shëndetësor, nuk ka sistem arsimor , pa rrugë nuk ka zhvillim.”“Ne besojmë se potenciali i bujqësisë sonë është i jashtëzakonshëm. Gjatë këtyre viteve eksportet e saj janë rritur nga 66 milion dollarë që ishin në vitin 2005 në 154 milion dollarë në vitin 2012. Bindja jonë e thellë është që prodhimi dhe eksporti mund dhe duhet të 10-fishohet, por kjo kërkon vaditje, teknologji, ndaj dhe nesër qeveria vendos për të hequr TVSH-në nga të gjitha importet dhe çdo gjë tjetër që ju blini në tregun shqiptar për të rritur prodhimin bujqësor”, vazhdoi Berisha.“ Në rrethin e Fierit gjatë këtyre viteve ne kemi investuar 620 milion Euro, në të cilat janë punësuar mijëra e mijëra qytetarë të Fierit, kemi ndërtuar 560 km rrugë nga të cilat autostrada dhe rrugë kombëtare 235 km, rrugë rurale 195 km, rrugë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit 130 km, së shpejti fillon dhe ndërtimi i bajpasit të Fierit. Ne kemi ndërtuar 75 ujësjellësa dhe kanalizime, kemi ndërtuar dhe rindërtuar 91 shkolla dhe 64 qendra shëndetësore. Ne do të bëjmë gjithëçka që jut ë keni infrastrukturën më moderne. Këto vite ne kemi investuar në fshat dhe në Shqipërinë rurale pothuajse 60-70% të investimeve, kemi investuar së paku mbi 3 miliard dollarë. Ne këto vite ne sëbashku kemi bërë më shumë për Shqipërinë e fermerëve, për Shqipërinë rurale, për fshatin shqiptar”, tha kryeministri Berisha.“Ne duhet të bëjmë gjithëçka për të bindur çdo banor të kësaj komune, çdo fermer, çdo qytetar që së bashku të ecim përpara sepse ne jemi ndryshimi, rruga që ndërtuam është ndryshimi, shkolla që po rindërtojmë është ndryshimi, pemëtoret e reja janë ndryshimi, kanalet vaditëse janë ndryshimi, pensionet që kemi dyfishuar janë ndryshimi, Shqipëria në NATO është ndryshimi, lëvizja e lirë në Europë është ndryshimi, por ne votat I kërkojmë të kapim të ardhmen që na pret përpara, që në 4 vitet që vijnë të harrojmë sukseset që kemi patur 4 vitet që shkuan, të ecim drejt rimëkëmbjes, drejt begatisë, drejt zhvillimit, drejt Shqipërisë Europiane. Shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve të përkushtuar për votën e lirë, shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me projektin më të shkëlqyer që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj, një program të celin me një vendosmëri të madhe do ta bëjmë realitet në interesin më të mirë të secilit prej nesh” ka përfunduar Berisha.