Berat, 55-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i patologjisë së spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit.Një 55-vjeçar është hedhur nga kati i 3-të i pavionit të patologjisë në spitalin e qytetit të Beratit.Nahir Hoxha, i cili ishte shtruar prej dy ditësh në këtë spital dhe ishte në pritje të ekzaminimit të sëmundjes, në një moment depresioni, ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë.Forcat e policisë së qytetit të Beratit kanë nisur hetimet për zbardhjen e arsyeve të kësaj ngjarjeje tragjike.