Ministri Halimi prezanton në Facebook nismën “1 orë Ministër Drejtësie”
Ministri i Drejtsisë Eduard Halimi ka publikuar ditën e sotme në faqen e tij zyrtare në Facebook nismën “1 orë Ministër Drejtësie”.Në këtë publikim të tijin ministri Halimi shkruan:“Referendumi për paketën e drejtësisë kriminale ka gjetur një mbështetje të gjerë tek të gjithë ju miqtë e mij në Fb. Me mijëra mesazhe kanë ardhur tek unë duke më inkurajuar për mbrojtjen që i bëjmë policisë dhe dënimet më të ashpra që duhet të vijnë për ata që sulmojnë dhe vrasin policin.Kjo do të jetë paketa më e ashpër ndaj krimit në këto 20 vjet në mbrojtje të Policisë së Shtetit dhe sigurisë publike.Por Reforma e Sistemit të Drejtësisë është shumë më e gjerë se kaq. Mesazhet e shumta më nxitën të prezantoj tek ju nismën " 1 orë Ministër Drejtësie ".Të rinjtë janë gjeneratori i energjive më të mira të vendit dhe ne i kushtojmë vëmendjen që meritojnë duke i dëgjuar me shumë kujdes.22 vjet më parë, kur unë kam studiuar drejtësi, asgjë nuk ka qenë si sot; fakultetin e kujtoj në kaos, infrastrukturën në mungesë, librat e pamjaftueshëm dhe ne lexonim mes rrënojave të fundit të sistemit komunist.Si çdo student, kam kam patur ditët e mija të mira, të lodhëshme, ditët me miqtë, me provime, me debate dhe ide, të cilat mbeten të gjitha si kujtime të bukura. Ju keni fatin të jeni në kohë të paqta, në kushte të lehtësuara, mes mundësish të shumta dhe i sigurt që mes jush edukohen shumë më mirë ministrat e ardhshëm të drejtësisë.Në vlerësim të mendjes dhe krijueshmërisë së të rinjëve, nisur nga sot ftoj veçanërisht studentët e drejtësisë ( por sigurisht jo vetëm) të shkruajnë një ide të tyren, tek ky postim apo në inbox-in e kësaj faqeje duke e filluar me: “Sikur të isha Ministër Drejtësie ...”Mirëpres çdo mendim dhe me shumë kënaqësi, shkruesit e ideve më interesante do jenë të ftuarit në zyrën time, për të "qeverisur" Ministrinë e Drejtësisë 1 orë së bashku .Ndajeni (share) këtë status mes miqsh, për të qënë në, sa më të shumtë në dhënien dhe marrjen e ideve për Reformimin e Sistemit të Drejtësisë!”