Tiranë, policia bllokon 187 makina dhe arreston 4 persona

Policia e Tiranës ka ndërmarrë sot një operacion për ndalimin e automjeteve pa dokumentacion, të personave të cilët mbajnë armë pa leje si dhe për identifikimin e elementëve kriminalë.Zëdhënësja e policisë së kryeqyteti Alma Katragjini theksoi se gjatë operacionit janë bllokuar 187 automjete me dokumentacion të parregullt, ka sekuestruar 10 armë zjarri dhe 10 armë të ftohta si dhe ka arrestuar 4 persona për tregëtim të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.Zëdhënësja e policisë ka theksuar më tej se operacioni i policisë për evidentimin e elementëve kriminal do të vijojë edhe në ditët në vijim."Aktualisht po intensifikohet puna për identifikimin e personave me  tendenca krimale, duke marrë në pyetje 80 persona” shtoi zëdhënësja.