Les Nemethy: Bizneset të kenë projekte të besueshme
Bizneset duhet të kenë projekte të besueshme për të marrë financimet për të cilat kanë nevojë në kohë krize. Eksperti i mirënjohur në këtë fushë Les Nemethy deklaron se tashmë bankat nuk financojnë me të njëjtin ritëm si vite më parë dhe pikërisht për këtë sipërmarrjet duhet të përgatiten dhe të jenë të besueshme për të gjetur financime në mënyra të tjera.Sipas Nemethy vështirësia qëndron sidomos te fakti se shpesh biznesmenet nuk kanë një strategji të vërtetë të të bërit biznes.“Aktualisht jetojmë në një kohë shumë kërkuese.Nuk mendoj se e kemi kaluar plotësisht efektin e krizës dhe prandaj bizneset duhet të jenë të ndërgjegjshme për luhatshmërit sidomos në sistemin e financimit.Tashmë bankat nuk financojnë si 5 apo 10 vite më parë dhe bizneset duhet të përgatiten të gjejnë rrugë të tjera financimi sic janë huatë financiare në mënyrë që të zgjidhin situatën. Pronarët e kompanive shpesh nuk kanë një strategji të vërtetë kjo është e frikshme për atë që do të japë hua prandaj sipërmarrësit duhet të bëjnë gjithçka pasi problem nuk qëndron te paratë por te mënyra për të bindur tjetrin se do ti investoni si duhet. Prandaj mendoj se duhet përgatitje e madhe për të arritur suksesin” ka theksuar Nemerthy.Sipas të dhënave më të fundit jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të botës shumë biznese kanë falimentuar vetëm sepse nuk kanë arritur të marin financimet e nevojshme.