Kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit,Fidel Ylli: Gjueti shtrigash

Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve u mblodh sot në një seancë dëgjimore me deputetin e PS-së Fidel Ylli për të cilin 16 deputetë të PD-së kanë kërkuar heqjen e mandatit.Në fjalën e tij, Fidel Ylli e cilësoi si të turpshme si dhe gjueti shtrigash kërkesën e deputetëve demokrat për t`i hequr mandatin e deputetit.“Nisma e maxhorancës është e turpshme. ILDKP ka deklaruar se unë nuk jam në konflikt interesi. Unë kam ndjekur gjithë hapat ligjore e rrugeët institucionale, nuk jam fshehur për radion. Në momentin që unë jam bërë deputet nuk kam marrë licencë, unë jam në pritje në bazë të rregullit që të më thonë, më takon, apo jo. Nuk kam hyrë kurrë në tendera publike, kam pasur një licencë të mbartur. Keni 4 vjet zonja kryetare që këtë shkresë e keni në Kuvend, tani që po mbaron mandati po bëni kërkesë? Ma hiqnit mandatin para 4 vjetësh. Nuk mund të fshiheni ju ketu e të prishni imazhin tim se paskam shkelur Kushtetutën. Kjo që keni bërë është dështim për Parlamentin. Nuk bëhesh miliarderë me një radio” tha Ylli.Seanca dëgjimore është shoqëruar edhe me debate mes kryetares së Kuvendit dhe deputetit Fidel Ylli.Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi sqarime nga deputeti, nëse ka qene në pronësi të një pasuri publike siç janë frekuencat, në kohën kur mori mandatin e deputetit në vitin 2009.Sipas saj, rasti i Yllit nuk është precedenti i parë me deputetët socialist, pasi sipas saj edhe Ilir Beqja është akuzuar për konflikt interesi.Deputeti Ylli theksoi se e gjithë kjo është një lojë politike e Berishës për të shmangur vëmendjen nga problemet e tjera.“Kjo që keni bërë është dështim politik. Në momentin kur jam bërë deputet nuk kam  marrë licencë. Nuk kam hyrë asnjëherë në tendera publikë. Të jeni të sigurtë se s`keni çfarë ti bëni Fidel Yllit.  Ju kam shpjeguar që kam qënë në pritje që institucioni i KKRT-së të më kthejë përgjigje” tha Ylli.Ndërkohë kryetarja e Kuvendit deklaroi se do të ketë një seancë tjetër me deputetin Fidel Ylli, përpara se Këshilli i Rregullores të hartojë një raport, i cili do t’i dërgohet për miratim Parlamentit.Pas kalimit të raportit të Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve Kuvendit,  deputeti i PS-së Fidel Ylli mund të paraqesë qëndrimin e tij dhe argumentimin ligjor për akuzuat e bëra në seancën parlamentare.Parlamenti voton me shumicë të thjeshtë dhe në mënyrë të hapur kërkesën e Grupit të deputetëve të PD-së, që kërkojnë dërgimin e mandatit të socialistit Fidel Ylli në Gjykatën Kushtetuese.KërkesaSipas deputetëve të PD-së deputeti Fidel Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre.Në këtë kërkesë ligjore, deputetët e PD-së i  kërkojnë Kuvendit që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konfliktit të interesit të deputetit të PS-së.