Masakra e Prekazit, PDIU vlerëson kontributin e familjes Jashari

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unidtet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj me rastin e 15-vjetorit të masakrës së Prekazit, vlerëson dhe një herë sakrificën e madhe të familjes Jashari.Në një deklaratë për shtyp, PDIU thekson se sot i gjithe kombi shqiptar duhet të frymëzohet nga kjo ditë dhe të çojë deri në fund amanetin e Adem Jasharit, Shqipërinë e bashkuar."Edhe pse të rrethuar dhe të sigurt se nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi, Adem Jashari me familjen e tij luftuan deri në fund duke mos pranuar dorëzimin. Sot i gjithë kombi shqiptar duhet të tregoi që sakrifica sublime e familjes Jashari nuk ka qenë e kot dhe ne, pasardhësit e tyre duhet të çojmë deri në fund luftën e nisur prej tyre. Tani jo më me armë por me veprime konkrete për të bashkuar Shqipërinë dhe për të thënë me krenari: BAC U KRY” përfundon deklarata.