KQZ shtyn miratimin e modelit të fletës së votimit për Fierin
Fushata e strategjisë së edukimit të zgjedhësve për zgjedhjet e qershorit duhet të jetë e qartë dhe e dallueshme nga slloganet që do të kenë partitë politike në këto zgjedhje.Duke iu referuar problematikës së hasur në zgjedhjet e majit të 2011 përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj tha se duhen shmangur situata të tilla, për të cilën kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi tha se gjithçka është parashikuar në mënyrë të detajuar nga administrata në mënyrë që të mos hasen problematika të tilla.Ndërkaq, Komisisoni Qëndor i Zgjedhjeve ka shtyrë për të enjten miratimin e vendimit për modelin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për Zonën Zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013, zonë në të cilën do të votohet elektronikisht.Kryetarja e KQZ kërkoi që të sqarohen detajet mbi mënyrën se si do të paraqitet kjo fletë para qytetarëve fierakë.Ndërkaq KQZ votoi unanimisht projektin për strukturën e shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 23 Qershor 2013 si dhe strategjinë e edukimit të zgjedhësve.