Rama:Qeveria veç noton në programin tonë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit për një program kombëtar për sektorin e peshkimit.Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, kryesocialisti Rama ka vijuar me akuzat kundrejt kryeministrit se po kopjon programin e Partisë Socialiste.“Deri dje detin e dinte veç pishinë për të mësuar not, pas Konferencës sonë të Programit ka kuptuar që deti është burim zhvillimi ekonomik. PS e para forcë politike në vite që ka një program për detin si burim zhvillimi ekonomik! Qeveria veç noton në programin tonë duke ikur..” shkruan Rama.Duke folur në konferencën me temë “Industria e detit dhe prespektiva e saj”, kryeministri Berisha premtoi  politika intensive dhe qëndrime të reja ndaj sektorit të peshkimit, për ta shndërruar atë në një sektor të fuqishëm të rritjes ekonomike.

 vijon...