Komisioni i sigurisë kalon ligjin për armët, PS: Sjellja para fushatës ngjall dyshime
Komisioni parlametar për sigurinë kombëtare, ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës për në seancë parlametare, projektligjin e pajisjes me armë të zyrtarëve të lartë të shtetit. Deputetët e opozitës në komision e kanë cilësuar si një projektligj që lë mjaft dyshime duke patur parasysh shpejtësinë me të cilën u miratua 3 muaj para fushatës elektorale. Ilir Gjoni shtoi në fjalën e tij se ky projekligj është edhe klientelist, ndërsa Leonard Demi replikoi duke thënë se ky ligj hyn në fuqi në muajin Gusht, 2 muaj pas fushatës, prandaj duhen shmangur politizimet. Komisioni miratoi edhe një marrëveshje me Britaninë e madhe për kthimin e të burgosurve në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Ndërkohë që në mbledhjen e radhës do të fillojnë diskutimët për projektligjin aq të debatuar mbi mbikqyrjen parlametare të agjensive të inteligjencës.