Berisha: Program kombëtar për sektorin e peshkimit
Kryeministri Berisha premtoi sot politika të qëndrueshme dhe një program kombëtar për zhvillimin e sektorit të peshkimit.Duke folur në konferencën me temë “Industria e detit dhe prespektiva e saj”, kryeministri Berisha se është e domosdoshme një ndërhyrje e fuqishme në këtë sektor, për ta shndërruar atë në një sektor të fuqishëm të rritjes ekonomike, e të punësimit, nga një sektor i skajuar që është."Ky sektor ka një rëndësi të madhe në ekonomi ndërsa realiteti tregon se është një sektor gjysëm i harruar. Kjo është një industri cila fatkeqësisht nuk punon me lëndë të parë të vendit por të importurara. Ky është realiteti. Dhe ky realitet kërkon një ndërhyrje të fuqishme transformuese dhe unë jam këtu për të grantuar njëlloj siç morën programet e mëdha kombëtar të zhvillimit do të marrin programin e peshkimit. Duhet të lancojmë një program kombëtar i cili të përdorë të gjithë metodat, mundësitë dhe sitmujt për ta spostuar këtë ekonomi në nivele shumë më të larta se këto që ekzistojnë sot" tha Berisha.Sipas tij, një temë e tillë sot merr një rëndësi të vecantë, kur kriza ka pllakosur vendet e zhvilluara, bëhet e qartë se beteja më themelore, është beteja mes rritjes ekonomike dhe recesionit.“Në detyrimin e vendeve të bëjnë gjithçka për të nxitur rritjen ekonomike, ju garantoj nëse hedhim vështirim te potencialet e vendit dhe realitetit, ne kemi potencial edhe për dhjetë herë më shumë" tha ai.Kryeministri Berisha theksoi se vendi ynë ka potenciale të mëdha për zhvillimin e këtij sektori dhe kthimin e tij në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit."Tema e konferencës është shumë e rëndësishme se Shqipëria është një vend me potencial të madh në këtë fushë, vend i vogël me potencial të madh, me detyrat, liqenet dhe lagunat ka llojshmërinë ndër më të pasurat që mund të ekzistojë në ujërat e kripura dhe të ëmbla rriten speciet më cilësore, më të rralla të peshqve të Europës dhe më gjerë. Adriatiku dhe Joni janë të famshëm peshqit, ndonëse ata kanë në brendësinë e tyre peshq të specieve më të rralla”tha Berisha.