Kapen 17.4 kg kanabis në Portin e Durrësit, në pranga 2 persona

Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 17.4 kg kanabis ndërsa ka arrestuar edhe dy transportuesit e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Armand Stafa 26 vjeç dhe Agert Doku pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjet e fshehur sasia e drogës.Sipas policisë, lënda narkotike u gjet e fshehur në shasinë e automjetit me targa AA 528 PP dhe kishte si destinacion Italinë.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.