Grabitën një pacient në spital dhe thyen xhamat e Omonias, pranga 2 personave
Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për vjedhjen e pacientëve në pavijonet e Spitalit Rajonal "Omer Nishani" si dhe për thyerjen e xhamave të zyrës së Omonias në Gjirokastër.Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Adriatik Dumi , i dënuar më parë 3 herë për vjedhje dhe Gjergji Koçi, dënuar më parë 5 herë për vjedhje, të dy nga 34 vjeç dhe përdorues të lëndëve narkotikeMësohet se dy të arrestuarit kanë shkuar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër me pretekstin se kërkonin një njeri të tyre dhe janë futur në një dhomë dhe i kanë vjedhur një pacienti celularin.Sipas policisë, dy të rinjtë pasi kishin vjedhur celularin e një pacienti kanë shkuar tek zyra e Omonias ku kanë thyer xhanin dhe janë futur brenda ku dhe kanë kaluar natën dhe në mëngjes janë larguar pa vjedhur gjë.Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes kryer në bashkëpunim" dhe për verën penale të "Shkatërrimit të Pronës".