Elbasan, plagoset me armë zjarri 26-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.Një 26-vjeçar me inicialet L.C. është qëlluar me automatik në lagjen "Vullnetari" të qytetit të Elbasanit.26-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por që aty është dërguar për në spitalin Uashtarak në Tiranë për një ndihmë mjeksore më të specializuar.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së qytetit të Elbasanit të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.