Operacioni i tumorit, suksesi i radhës në “Spitalin Amerikan”

Pas transplantit të mëlçisë të kryer me sukses të plotë nga “Spitali Amerikan”, tashmë mrekullia e radhës e këtij spitali ka qënë një operacion i rrallë ndaj tumorit. Një pjesë tumori me përmasa 40x20 cm është hequr me sukses nga një paciente, duke shënuar kështu një revolucion për mjekësinë,  shprehen mjekët, pasi deri më tani ky operacion ka pas qenë i suksesshmëm për tumore deri në përmasat 33x13.Ndërhyrja u krye nga stafi i specializuar i mjekëve të “Spitalit Amerikan”, nën drejtimin e kardiokirurgut torakal Arben Kojqiqi dhe shefit tw kirurgjisë torakale në “Hart Hospital”, University College London prof.Martin Hayword.Sipas mjekëve, pas këtij operacioni tepër delikat dhe të vështirë, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndërhyrja falë profesionalizmit të stafit të mjekëve nuk pati komplikacione.