Shoqata e Transportit protestë për pezullimin e liçencave
Drejtuesit e linjave shqiptare të autobuzve Shqipëri – Greqi, kanë protestuar në lidhje me vendimin për pezullimin e licensës .Kryetari i shoqatës së transportuesve ndërkombëtar, Ali Dyrmishi, shpjegon se ky bllokim i linjave shqiptare bëhet për ti dhënë përparësi linjave greke dhe nuk është i drejtë. Sipas Dyrmishit ky vendim është i padrejtë pasi liçensat e tyre janë të vlefshme deri në vitin 2014. Shoqata e transportuesve kërcënon se nëse nuk gjendet zgjidhje atëherë protesta do të vazhdojë duke bllokuar pikat kufitare.Shoqata e transportit të autobuzëve i kërkon Ministrisë së Transporteve që të marrë masa sa më shpejt për të zgjidhur këtë situate, pasi rrezikojnë të mbeten të papunë rreth 2 mijë persona që punojnë me këto linja. Ndërkohë që në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, dhjetra shoferë të autobusëve të linjave me Greqinë kane protestuar duke kundërshtuar pezullimin e liçencave.