U arratis nga spitali i burgut në Greqi, gjendet i vdekur shqiptari

Gjendet i vdekur pranë Kakavijës shqiptar i cili u arratis nga spitali i burgut të Nafplis në Greqi.40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i pajetë në rrethana ende të panjohura.Mësohet se shqiptari ishte i dënuar me 20 vjet burg, pasi mbi të rëndonin akuzat për krim të organizuar dhe grabitje me armë.ArratisjaShtetasi shqiptar, është arratisur më datën 20 gusht 2012 dhe kishte humbur gjurmët pasi kishte dalë nga burgu i Nafplis.I burgosuri për dënimin me 20 vjet heqje lirie, ka qenë duke u transferuar nga burgu për në një spital të afërt, kur ndodhi arratisja.Dy persona të armatosur kanë ndërhyrë kur personi po shoqërohej në spital për të ndërruar një fashë të plagës që kishte në dorë. Policia greke ka theksuar se arratisja e shqiptarit ka ndodhur në oborrin e spitalit të qytetit të Nafplios.Disa persona të armatosur kanë ndërhyrë në momentin kur shtetasi shqiptar po dilte nga spitali, i shoqëruar nga dy policë.Dy personat e armatosur, që mendohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të shqiptarit, kanë qëlluar në ajër dhe kanë kërcënuar policët me jetën. Personat në fjalë kanë “rrëmbyer” 40-vjeçarin shqiptar dhe janë larguar me një makinë tip “Audi”.