Qumështi i kontaminuar? Shkak konkurenca e padrejtë

Qumështi i kontaminuar? Një nga çështjet që ngjalli panik në popullatë, nuk është më risk i shëndetit.Alfatoksina në qumësht, sipas analizave përfundimtare dhe zyrtare nuk është në nivelin shqetësues dhe e gjithë zhurma e krijuar, sipas autoriteteve të ministrisë së Bujqësisë, ishte për shkak të një konkurrence të pandershme në vend, Kosovë dhe rajon.Ministri i bujqësisë Genc Ruli u tha qytetarëve që qumështi është i garantuar, edhe pse u bë pezullimi i përkohshëm në treg.Ministri i jashtëm Edmond Panariti tha se pavarësisht  kësaj situate të krijuar, Shqipëria ka marrëveshje të forta në sektorin ekonomik mes Kosovës dhe rajonit. Panariti i bëri thirrje qyetarëve që të konsumojnë produket e prodhuara apo të përpunuar në industritë e vendit sepse janë më të sigurtat.Kjo ditë përkon me 85-vjetorin e krijimit të shërbimit veterinar në Shqipëri. Autoritetet e ministrisë së bujqësisë thanë se këtij shërbimi i janë besuar projektet më të mëdha për shkak të profesionalizmit dhe të burimeve njerëzore.