Llotaria Kombëtare,Balla: Procesi korruptiv, do e anulojmë
Opozita ka kundërshtuar në seancën e sotme të Kuvendit dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare kompanisë, "Austrian Lotteries" duke akuzuar se tenderi ka qënë jo transparentDeputeti i PS, Taulant Balla akuzoi qeverinë për afera korruptive, ndërsa ka paralajmëruar se kur socialistët të vijnë në pushtet do ta anulojnë.“Është kurruptive, pasi është pazar i mbyllur shumë kohë më parë që të zhvillohet tenderi. Kriteret që Berisha përdori në tenderin e dhënies së kësaj licence ishtin përjashtuese. Qeveria vendosi si kriter disponimin e dy certifikata për blerësin. Këto certifikata lëshohen nga shoqata botërore kombëtare, ndaj u përjashtuan lotarinë me famë botërore. Qeveria nuk vendosi çmimin, por e caktoi çmimin e fiksuar, vetëm këta mund të bëjnë një gjë të tillë, që të fiksohet çmimi 3.5 mln euro. Shqipëria ka vendosur cmim më të ulët në botë për shitjen e licencës. Pretendimet e kësaj qeveria të korruptuar sec cmini e ulët do e kompensojë më taksa të larta ndaj kompanisë fituese janë mashtrime. Qeveria thotë se përveç taksave të zakonshme do të pagojë një tatim shtesë mbi10%. Është dëmtuese për buxhetin e shteti dhe akt korruptiv, në këtë kontratë ka shkelje të mjaftueshme për ta anuluar pas 23 qersorit, dhe ka vend për hetim të plotë dhe vënien para përgjegjësive të të kësaj adminsitrate te korruptuar", tha Balla.Nga ana e tij, ministri i financave Ridvan Bode hodhi poshtë akuzat e PS-së se kompania ‘Austrian Lotteries’ ishte vendosur të shpallej fituese para se të zhvillohej tenderi."Tenderi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe është monitoruar nga qendrat më me eksperiencë në Europë dhe botë. Kompania është e madhe dhe e besueshme. 5% e xhiros do paguhet nga lojtarët, në Austri nuk bëhet. Në Shqipëri do paguhet edhe tarifë mbikëqyrje” tha Bode.Ai deklaroi më tej se në vendin tonë, 2,2 lekë e xhiros do të shkojë për të mbështetur individë me sëmundje specifike, sportin e shumë kategori të tjera.