Dështon seanca gjyqësore ndaj Paro Laçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2013, 14:04
Në Gjykatën e Tiranës ka dështuar seanca ku pritej të vendosej për ekstradimin e Paro Laçit, ish zëvendës president i ekipit të futbollit Partizani. Laçi u arrestua rreth 3 muaj për parë për llogari të shtetit Italian,ku ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.Në këtë seancë ka munguar vetë i pandehuri dhe avokati i tij mbrojtës,ndërsa prokurori e ka përë këtë veprim si strategji për të kaluar afatet e paraburgimit dhe për këtë arsye prokurori Adriatik Camo ka kërkuar zgjatjen e afateve.Ndërkaq gjykata ka vendosur Nevila Tushin si avokate kryesisht, duke përsëritur thirrjen për Laçin dhe avokatin e zgjedhur prej tij. Pritet që gjykata të vendosë në datën 7 mars për ekstradimin ose jo të ish-administratorit të klubit Partizani.