Zhdukja e Remzi Hoxhës, gjykata mbyll shqyrtimin e çështjes
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor ndaj Arben Sefgjinit, Avni Koldashit dhe Ilir Kumbaros të cilët akuzohen për torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.Organi i akuzës në këtë seancë ka kërkuar që të mbetet në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë,i cili dënon me 15 vjet burg Kumbaron dhe shpalli të fajshëm Sefgjinin dhe Koldashin por vepra e tyre përfshihej në amnistinë e vitit 2007,kështu që ata përfituan nga kjo amnisti duke u lënë të lirë.Ndërsa mbrojtja ka akuzuar Prokurorinë për ndryshim qëndrimi nga akuzat e shkallës së parë. Sipas avokatëve mbrojtës prokuroria në shkallë të parë ka kërkuar pafajësi për Sefgjinin dhe Koldashin, ndërsa në Apel kërkojnë lënien në fuqi të vendimit të gjykatës,i cili dënon tre ish SHIK-sat, por që në fund përfitojnë nga amnistia. Ndërkohë që gjykata pritet të marrë vendimin e saj në datën 11 mars.