Sesion shkencor për simbolin e mësuesisë, Shefik Osmani
Në prag të festës së mësuesit është kujtuar një nga simbolet dhe promotorët e mësuesisë në Shqipëri profesor Prof.dr.Shefik Osmani.Personalitete të shumta nga fusha e pedagogjisë dhe arsimit me anë të një sesioni shkencor kanë sjellë në vëmendje kontributin dhe veprimtarinë e njëri prej didaktëve më në zë të arsimit shqiptar, udhëheqësit të disa brezave në fushën e mësimdhënies dhe personalitetit shumë dimensional duke e bërë model shembullin dhe kontributin që profesor Shefik la në vendin tonë.Konferenca është organizuar nga Universiteti Pedagogjik i Tiranës, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe qytetetërimit islam si edhe instituti i Zhvillimit të Arsimit.Gjatë sesionit shkencor u promovua edhe një skizë portreti original pedagogjik i përgatitur nga profesor Musa Kraja. Profesor Shefik Osmani lindi në Shkodër, në vitin 1923 dhe u nda nga jeta në 21 korrik 2012, pas një sëmundje të gjatë.