Shitja e HEC-eve, Berisha: Do ketë investime. Ruçi: Privatizimi i korruptuar
Kryeministri Berisha garantoi qytetarët se të ardhurat e përfituara nga privatizimi i 4 HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit do të përkthehet në investime direkte për qytetarët.Duke folur nga foltorja e Parlamentit, kryeministri Berisha iu përgjigj edhe pyetjes së opozitës se përse po privatizohen këto hidrocentrale."Përveçse ne i përmbahemi parimit tonë, ne i privatizojmë sepse në energji mund të blejmë por rrugët tuaja të shtruara nuk i shtrojmë dot, duhet të shtrojmë vetë, rrufgët e asfaltuara nuk na i sjell njeri. Ne i privatizojmë pasi ne nuk gjejmë dot në tregje ndërkombëtare shkolla, na duhet para për të ndërtuar shkolla, ne nuk importojmë spitale të reja. Nëse privatizojmë e bëjmë që paratë e tyre ti shndërrojmë në një të mirë shumë më të madhe për shqiptarët. Ndërkohë, dua të informoj shqiptarët se është politika e vendor e kësaj qeveria dhe asaj nga viti 2005 e këtej ja doli në mënyrën më të suksesshme të hapë siparin e ndërtimeve më të mëdha hidro-energjitike të vendit. Për 30 vjet me radhë ujërat e Shqipërisë u derdhën në detra dhe liqene si të pavlerë. Është viti 2007 viti që shënon kthesën e madhe vendimtare në drejtim të potencialit ujor. 330 HEC në mbarë vendin janë firmosuar nga 2007 gjer më sot. Nga ky vit janë ndërtuar 70 HEC të reja. Nga 2007 gjer më sot janë firmosur, 3 miliardë euro në fushën energjetike” tha Berisha.Kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe deputetët e opozitës që sipas tij kërkojnë vetëm karrigen e kryetarit të PS-së Edi Rama dhe nuk bëhen pjesë e zhvillimeve të vendit.“Pse nuk bëheni pjesë e këtyre zhvillimeve po iu ka mbetur mendja tek karrigia e Kryetarit do e këndoni atë këngë dhe e 15 vjet të tjera. Por më mirë të angazhoheni për problemet e qytetarit se karrigen e kryetarit. Kryetari po ju heq nga listat. Ku e nisi me Kukësin kurbanin juve të tjerëve nuk ju ka asgjë”, tha Berisha.Ndërkohë kreu i grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruçi i ka cilësuar si demagogji akuzat e kryeministrit Berisha se opozita nuk i do privatizimit.Duke folur në Kuvend, Ruçi theksoi se kryeministrit Berisha sulmon socialistët pasi nuk ka ç’të thotë për privatizimet.“Zotëri e fillove me gjyshin e Damian Gjiknurit dhe përfundove tek listat e deputetëve të PS-së. Mesa duket nuk ke çfarë të thuash për atë që u ngrite të flasësh. Anatemimit që i bën se është kundër privatizimit është demagogji. PS është pro privatizimit kur është transparent, ligjor dhe kushtetues dhe nuk vjen era korrupsion dhe kur është në shërbim të qytetarëve shqiptarë” tha Ruçi.Sipas Ruçit kryeministri duhet të fliste në Kuvend për dështimet e qeverisë së tij për privatizimet dhe të jepte llogari se përse po u shet këto pasuri kombëtare nën çmim."Ti duhet të jepje llogari se përse dështove me privatizimin e parë strategjik për energjinë. Të jepje llogari se përse dështove në privatizimin e ARMO-s dhe Albpetrolit. Për ato që kanë bërë PS-ja janë njëra më e sukseshme se tjetra. Debati nuk është politikë zoti kryeministër por sot po privatizojmë hidrocentralet. Sot po privatizojmë një pasuri kombëtare dhe ne po kërkojmë të dijmë pse është nën çmim. Turqia shet 1 megavat, 2.4 milionë euro, kompania turke e blen tek ne me 1.4 milionë euro” theksoi Ruçi