Përfundon moratoriumi i skafeve

Sot skadon afati i moratoriumit për ndalimin e gomoneve e skafeve duke u dhënë mundësi operatorëve turistikë të bëjnë më shumë para në këtë sezon veror duke përdorur këto mjete, por nuk do të mund të lëmë pas as frikën për rikthimin e trafikut të pa ligjshëm në brigjet shqiptare.Ndërsa bizneset në bregdetin e Durrësit dhe të Vlorës janë më entuziastë pasi në xhepat e tyre këtë vit të krizës ekonomike do të ketë ndonjë qindarkë më shumë.Afati i moratoriumit për ndalimin e mjeteve lundruese, hyri si ligj në fuqi më 3.4.2006 dhe është rinovuar më 4.2.2010. Ky moratorium ndalonte mjetet lundruese në bregdetin shqiptar dhe sipas qeverisë bllokoi edhe trafikun e drogës dhe të qënieve njerëzore.